Untitled Document

 

 

 

 
   

     
 

Aktivitete Mbështetëse


Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë ia ka dedikuar fuqitë e saj kryesisht përfaqësimit të interesave të pjesëtarëve, duke u bërë kështu një forcë e rëndësishme në ekonomi dhe një kontribues i rëndësishëm në përmirësimin e të gjithë mjedisit të biznesit në Shqipëri.
Në këtë drejtim Sh.N.Sh është angazhuar me identifikimin e problemeve që ndikojnë mbi veprimtarinë e firmave të ndërtimit. Kjo është realizuar nëpërmjet krijimit të kaneleve të komunikimit me pjesëtarët dhe nëpërmjet mbledhjes së informacionit të rëndësishëm personalisht ose nëpërmjet mbledhjeve të forumeve. Me rezultat ka qënë bashkëpunimi me SEED-in, vëzhgimet e ndërrmara nga programet në bashkëpunim me këtë organizëm, si ai mbi “Barrierat administrative në industrinë e ndërtimit”,bashkëpunimi me Qëndrën për Kërkim dhe Zhvillim në studimet: “Mbi vështirësitë dhe pengesat që hasin firmat e ndërtimit në Shqipëri” dhe “Metodollogjia e llogaritjes, vlerësimit, interpretimit dhe testimit të indikatorëve të konfidencës dhe ecurisë së biznesit”, etj.
Një numër i madh konferencash për shtyp, publikime në media apo tavolinat e rrumbullakta kanë rritur dijeninë e publikut mbi shqetësimat e firmave të ndryshme të ndërtimit.
Këto shqetësime janë diskutuar në disa nivele teknike vendim-marrjeje të pushtetit vendor apo qendror, grupeve parlamentare, nga Ministrat e deri tek Kryeministri.

PËRFUNDIMI

• Pjesëmarrja e Sh.N.Sh në disa grupe konsulence në shkallë vendi apo lokale, si në grupet e këshillimit të bizneseve, grupet e këshillimit të ish Ministrisë së Rregullimit te Territorit dhe Turizmit, Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit, të Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale, etj, të cilat e lejojnë Sh.N.Sh të përfaqësojë shqetësimet e bizneseve në nivelet më të larta.

• Hyrja në marrëveshje me disa institucione qeveritare sic janë: Marrëveshja e Bashkëpunimit me Ministrinë e Rregullimit të Territorit dhe Turizmit Marrëveshja e Bashkëpunimit me Bashkinë e Tiranës, Marrëveshjet e Bashkëpunimit me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Marrëveshja e Bashkëpunimit me Policinë Ndërtimore, Marrëveshja e Bashkëpunimit me Arkivin Qendror Teknik te Ndërtimit, Zyrën Qëndrore të Rregjistrimit të Pasurive të Palujtëshme, etj.

Rezultati i punës katër vjeçare është rritja dhe konsolidimi i Shoqatës, shtrirja e saj në të gjithë vendin, duke u bërë gjithnjë e më shumë përfaqësuese dhe mbrojtëse e interesve të biznesit të ndërtimit. Sot biznesi i ndërtimit përfaqëson 8.1% të GDP. Shoqata ka të anëtarësuar rreth 50% të firmave të ndërtimit aktive dhe kryen rreth 2/3 e volumit të ndërtimeve në shkallë vendi. Megjithatë, çfarë është arritur është hapi i parë deri sa të arrijmë që kudo ku diskutohet dhe vendoset për problemet e ndërtimit, Shoqata të thotë mendimin e saj.

 
     
 
© 2006 Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë
Site by nikavisual.com